Një nga shembujt e rrallë në botë të bukurisë bio është rasti i Yazemeenah Rossi. Është e pabesueshme, por ajo është 61-vjeçe, vazhdon ende modelingun dhe ka ndërmend të qendrojë gjatë në këtë profesion. E veçanta e Rossi-t është që ajo filloi të thinjet nga flokët që në moshën 10-vjeçare. Për këtë arsye, ajo nuk pati mundësi të ndiqte ëndrrën e saj në rininë e vetë. Sot ajo është një nga modelet më të kërkuara dhe flokët e bardhë e bëjnë atë modelen më të veçantë në botë. Siç duket edhe në foto, ajo ka një trup perfekt dhe vetë modelja e cilëson këtë si një dhuratë nga zoti. Shpesh herë agjencitë e modës i kanë kërkuar Rossit të lyejë flokët, por ajo nuk ka pranuar.

- SPONSOR -Smiley face