Faik Konica mbetet një intelektual i papërsëritshëm edhe në ditët e sotme. Një njeri mendjendritur jo vetëm si politikan por edhe si publicist e shkrimtar, pasuroi mendimin letrar shqiptar.

Ne kemi sjell vetëm disa prej shprehjeve më të bukura të Faik Konicës:

- SPONSOR -Smiley face

Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.”

“Sa lehtë përdorë njeriu fjalë të mëdha për të mëshehur nën ‘to intriga e për të shfrytëzuar zemërime të veçanta.”

“Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit, se këtyre u punon nat’ e ditë mëndja e ashtu u prishet më shpejt organizmi.”

Instinkti kombëtar është konkluzioni që një popull nxjerr nga shumë shekuj përvojë. Ky instinkt nuk të gabon asnjëherë.

Rinia është e çiltër dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve.

Nuk mund të lexohet nëpër rreshta ajo çka nuk ekziston.

- SPONSOR -Smiley face