Prej disa kohësh tashmë sporti është bërë pjesë e biznesit të modës dhe nuk ka sfilatë gjatë së cilës të reklamohen të paktën një palë atlete.  E shumë pritur ka qenë edhe zbulimi i koleksionit e Virgil Abloh për Nike. Stilisti Amerikan shpjegon se si gjatë adoleshencës ka qenë i fiksuar me atletet Air Jordan të Nike, dhe nga ky pasion sot ka lindur koleksioni The Ten ( në treg nga nëntori 2017), ku pikësrisht sipas emrit, risjell 10 sneaker të së kaluarës së firmës Nike, por duke i trasformuar ato dhe duke përmbysur prerjet dhe materialet.

Virgil Abloh per Nike, Koleksioni: The Ten

- SPONSOR -Smiley face

Adidas by Raf Simons
Modeli: Detroit Runner

Bashkëpunimi midis stilistit belg dhe Adidas rinovohet me dy modele të reja për vjeshtë-dimër 2017.

Pharrell Williams x Adidas 
Modeli: Tennis Hu Shoe

Muzikanti dhe këngëtari Pharrell Williams kombinon look-un e një vrapuesi me atë të një mokasini. Rezultati është një sneaker super e lehtë dhe praktike. Nuanca me të gjitha tonet e pastelit: Tactile Rose, Icey Blue dhe Linen Green

Balenciaga
Modeli: 
Triple-S 

E marin emrin nga sholla speciale me tre nivele që identifikon design-in e këpucës dhe janë sneakers-at më të fotografuar gjatë sfilatave të Paris Fashion Week.

Reebok
Modeli: Classic Leather

Atletja klasike Reebok e vitit 1983 ndërron look me një grafikë të re dhe është e disponueshme në treg nga data 5 tetor 2017.

 

Puma
Modeli: Tsugi Kori

Modeli i ri i Pumës mbërthen brenda gjithë funksionalitetin, teknologjinë dhe traditën e design-it japonez. Tsugi, që në japonisht do të thotë “përpara”, është projektuar për t’i rezistuar çdo kushti metereologjik duke garantuar një sistem special amortizimi.

 

Puma x Rihanna
Modeli: CLF Creeper

Puma dhe Rihanna sërisht sëbashku në një projekt për qëllime bamirësie. Creeper eskluzivisht të realizuara nga këngëtarja koleksionin e kaluar, vjen tani me një version të ri në suport te fondacionit la Clara Lionel e themeluar nga vetë këngëtarja.

 

Stella McCartney 
Modello: Multi Eclypse

Multikolor me maxi shollë me teksturë efekt guri.

Converse
Koleksioni: One Star x Golf le Fleur
Tyler krijuesi i Converse prezanton 4 ngjyra të ndryshme të modelit ikonë One Star. Shenja dalluese: kamoshi, bleta tek thembra dhe e shkruajtura poshtë shollës Don’t let ‘em kill your flowers, water your garden and stunt.

- SPONSOR -Smiley face