Përgatitja:
Fillimisht i ziejmë fasulet për 45 minuta në ujë të valuar me kripë. Pasi kanë vluar  i kullojmë ato. Në një tigan të thellë me vaj ulliri skuqim qepën e grirë hollë, karrotat, selinon për disa minuta. Më pas shtojmë ingrendientët me radhë duke vazhduar ti trazojmë me kujdes, domatet, kripën, piperin dhe majdanozin.

I shtojmë së fundm fasulet pllaqi dhe i lëmë të marrin një valë për 5 minuta. Masën e krijuar e hedhim në një tepsi dhe e përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. I lëmë të piqen për rreth 40 minuta, në një temperaturë mesatare 160 gradë.

- SPONSOR -Smiley face

Përbërësit:
800g fasule (pllaqi)
2 qepë

3 lugë gjelle majdanoz
3 gjethe selinoje
200 gram salcë
2 karrota
1 filxhan vaj ulliri
4 hurdhra
kripë, piper dhe 2 gjethe dafine

Ju bëftë mirë

- SPONSOR -Smiley face