Aktorja më e paguar në botë është ylli i “Modern Family”, Sofia Vengara.

Ajo mban stafetën për të tretën herë me radhë në listën e aktoreve më të paguara të televizionit, publikuar nga Forbes.

- SPONSOR -Smiley face

Vengara ka fituar 41.5 milionë dollarë, 15 milionë dollarë më shumë se sa Couco nga seria The Big Bang Theory e televizionit CBS, e cila ka fituar 26 milionë dollarë dhe renditet në vendin e dytë.

Në vendin e tretë renditen Mindy Kaling dhe Ellen Pompeo, me nga 13 milionë dollarë.

Shumica e të ardhurave të Pompeo vijnë nga roli i saj në serinë Grey’s Anatomy, ndërsa Kaling ka përfituar nga filmat Oceans 8 dhe A Wrinkle in Time.

- SPONSOR -Smiley face