Radio Televizioni Shqiptar ka hapur zyrtarisht konkurimin për këngët pjesëmarrëse në Festivalin e fundvitit. Fituesi i festivalit të 56-të i Këngës në RTSH do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë shqiptare, në konkurimin për pjesëmarrje në Festivalin e “56-të” të Këngës në RTSH, që do të zhvillohet në muajin dhjetor të këtij viti.

- SPONSOR -Smiley face

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të Radio Televizionit Publik Shqiptar, bëhet e ditur edhe data kur përfundon afati i pranimit.

“Pranimi i këngëve për Festivalin e 56-të të Këngës në RTSH, deri më 10 nëntor 2017”, shkruhet në faqen zrtare të RTSH-së.

 

- SPONSOR -Smiley face