Fiori Dardha ka qenë në vëmendje të madhe kohët e fundit për shkak të debatit me Robertin në spektaklin,”Dance With Me”. Mesa duket moderatorja pas largimit të saj nga “Dance With Me”, nuk ka preferuar të rri e heshtur, pasi në profilin e saj në instagram ka shkruar me shumë sinqeritet atë çka ndjeu vërtetë Fiori në kohën kur u përfol si lajm kryesor i ditës nëpër portale , duke qënë se shkaku kryesor që e ka shqetësuar më shumë kanë qenë komentet online nga disa hijena kokë boshe.

- SPONSOR -Smiley face

Fiori me disa komente që ka shkruar në profilin e saj krahason shumë qartë ligësinë “shoqërore” se si ata mendojnë që të hedhin baltë me komente online sikur të ishin hijena e jo njerëz. Fiori , një femër e hekurt në karakter ,tepër e mençur , por mbi të gjitha një mama shembullore dhe me një dinjitet tepër të qartë  për vetveten,sot vendosi me pak fjalë të çjerri maskat e njerëzve hipokritë që mendojnë se janë gjithkushi për të pasur në dorë të hedhin si një copë mishi për të ushqyher hijenat e çakërdisura virtuale.

Moderatorja e njohur Fiori Dardha me shumë klas dhe me një gjuhë tepër etike dhe njerëzore ,”shkëlyu” sot shumë hijena të ngordhura nëpërmjet këtij statusi kaq real ,por edhe shumë frymëzues. Shpresojmë në vazhdim që edhe personazhe të njohura publike të kenë kurajon që një ditë të shprehen si Fiori ,dhe të arrijnë të përballen si Fiori.

 

 

- SPONSOR -Smiley face