Saturni, mjegullnajat, Rruga e Qumështit dhe sidomos Reja e Rho Ophiuchi janë ndër fotot fituese të konkursit të observatorit astronomik të Greenwich, “Insight Astronomy Photographer of the Year 2017”.

Shkrepjet fituese janë përzgjedhur nga 3.800 foto. Dhe ja kush janë fituesit:

- SPONSOR -Smiley face

Çmimin e parë e fiton Reja Rho Ophiuchi e shkrepur në Namibia nga rusi Artem Mironov. Në fakt janë tre foto të realizuara në tre netë të ndryshme. Reja Rho Ophiuchi është një nga zonat më afër nesh ku po formohen yjet e reja. Çmimi i parë edhe në kategorinë “Yjet dhe Nebula”.

Aurora në Stokksnes, Islandë, çmimi i parë në kategorinë “Aurora”.

Galaktika Luledielli e fotografuar nga observatori astronomik shtetëror në Rožen, Bullgari.

Një djalë shikon yjet e Rrugës së Qumështit, galaktika jonë, në Argjentinë. Çmimi i parë në kategorinë “Njerëz dhe hapësira”.

Nebula Elica, një nga mjegullnajat më të afërta me Tokën, në sfond kalimi i kometës C/2013X1 PanSTARRS. Distanza midis dy objekteve kuptohet që është yjore. Çmimi i parë në kategorinë “Robotic Scope”.

Tranziti i Merkurit pranë Diellit më datë 9 Maj 2016. Çmimi i parë në kategorinë “Dielli jonë”.

Krateri Tyco i Hënës. Çmimi i parë në kategorinë “Hëna jonë”.

Një foto e Saturnit e shkrepur në shkretëtirën e Emirateve të Bashkuara Arabe nga Olivia Williamson, 13 vjeçe. Çmimi i parë në kategorinë “Young Astronomy Photographer of the Year”, dedikuar të rinjve.

Rruga e Qumështit e parë nga teleskopi LAMOST në Kinë. Çmimi i parë në kategorinë “Panoramat”.

Fazat e ndryshme të planetit Venus. Çmimi i parë në kategorinë “Planetet”.

Rruga e Qumështit sipër Alpeve Siusi fotografuar nga Fabian Dalpiaz (15 vjec), në oën 5:00 të një mëngjesi shumë të ftohtë të Shkurtit. Fiton një çmim të veçantë në kategorinë “Young Astronomy Photographer of the Year”, dedikuar të rinjve.

Në tentativën për të rikrijuar idenë se po udhëton në hapësirë, fotografi ka vajtuar në ishullin e Reunion në Madagascar. I veshur me një tutë astronomike, poshtë Rrugës së Qumështit. Fotografi duket si udhëtues ndëryjor. Fiton një çmim të veçantë në kategorinë “Njerëz dhe Hapësirë”.

- SPONSOR -Smiley face