Aktorja e njohur Angelina Jolie është rikthyer në vëmendjen e mediave për shkak të promovimit të filmit të saj më të fundit ‘Maleficent, Mistress of Evil’. Por ndonëse ajo po intervistohet për premierën e filmit, nuk kanë munguar edhe pyetjet lidhur me divorcin e saj nga aktori Brad Pitt në vitin 2016. Diçka  e tillë ka ndodhur edhe në intervistën e saj më të fundit dhënë për “Madame Figaro” ku ajo është shprehur:

“Unë dua të jem ajo që gjithmonë kam qenë, kështu që në vend që ta fsheh anën time të egër, po e shfaq atë. Dua të ndihem e lirë. Nuk e di vazhdimin, por jam në një tranzicion duke u përpjekur për t’u kthyer tek vetja, sepse kam qenë pak e humbur”,– ka përfunduar Jolie. Aktualisht aktorja është përqëndruar vetëm tek rritja e fëmijëve të saj duke preferuar jetën e një nëne beqare. Nuk dihet se kur ajo do të nisë një lidhje të re, ndërkohë që Pitt po lakohet kohët e fundit për diçka të tillë.

- SPONSOR -Smiley face