Përgatitja:

Në një enë pak të madhe hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen  derisa të duket  një brumë i hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpi, ajka dhe vaji, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme.

- SPONSOR -Smiley face

Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë.

Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. E lejmë të piqet për 3-5 minuta.

Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia.

Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.

Nëse flija piqet me saç, brumi i flisë duhet të piqet rende, rende individualisht me saç të nxehur në prush. Pasi që derdhet një rend i brumit në tepsi, mbi të duhet të vendoset saçi i nxehur. Çdo rend i flisë duhet të lyhet përsipër me mazë të shkrirë.

Flija lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, turshi, djathë ose mjaltë.

Për brumin nevojitet:

– 1 kg miell

– 3-4 gota ujë

– kripë

Për masën duhet:

– 200 gr gjalpë

– 2 filxhan çaji ajkë

– 3 lugë vaj

Flija e përgatitur me saç është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare.

- SPONSOR -Smiley face