Të gjithë një zëri brohoritën Flori Mumajesi. Këngëtari i njohur ka fituar edicionin e 20-të të “Këngës Magjike”.

Flori u tregoi të gjithëve se këngët e tij janë të pavdekshme dhe hite gjithmonë. Kënga “Plas” ishte një këngë e dedikuar për dashurinë dhe na ka prekur të gjitha telat e zemrës.

Duke u Ngarkuar...

Interpretimi i Florit ishte ai që na emocionoi më shumë sepse vokali i tij fantastik dhe ndjenjat që i vendos këngës treguan se muzika që ai bën është magji !

Faleminderit Flor për gjithë këto vite muzikë, faleminderit që na ke treguar si të dashurojmë,si të qeshim dhe si të qajmë, si të kërcejmë dhe si të të duam ! Urime !

- SPONSOR -