Vetëm një ditë më parë shtëpia e modës Roberto Cavalli ka prezantuar parfumin më të ri, FLORENCE., dhe për këtë ka organizuar një party elegant dhe të rafinuar në butikun në Montenapolene (Milano).

- SPONSOR -Smiley face

Në kujtim të qyteti të lindjes së Cavalli-t dhe notave të mrekullueshme të mandarinës, ribes të zi, paçuli dhe lule portokalli, Florence ka një aromë të çmuar dhe dehëse!

Dedikuar rrënjëve të dizanjerit Italian dhe i frymëzuar nga pejsazhet e Toskanës.

Florence shfaqet si një aromë moderne pikante me tone të frutava dhe të luleve. Frutat dhe aroma e agrumeve hapin kompozimin duke simbolizuar jetën dhe energjinë, më tej vazhdon me një shkrirje të zemrës me një buqetë lulesh rrezatuese dhe në përfundim një magji “ekzotike” me fara hibisku. Parfumi është krijuar nga Marie Salamagne.

Dizajni i shishes sjell në memorie stilin e parfumeve vintage. E përbërë nga një xham i trashë i dekoruar me figura gjeometrike të cilat kombinojnë ngjyrën lejla me trasparencën e xhamit.

- SPONSOR -Smiley face