Floriana Garo po shijon disa ditë pushime së bashku me partnerin e saj në Punta Cana. Bukuroshja e ekranit është në pritje të një vajze, lajm i cili u dha nga vet Floriana. Pasi u zhvendos nga Shqipëria në Zvicër, Floriana vazhdoi edhe atje me të njëjtin intensitet punën së bashku me partnerin e saj, shkruan balkanweb. Por tashmë paska ardhur momenti për disa pushime për mamin e ardhshëm. Floriana ka publikuar një foto në mes të palmave, e veshur me një fustan të shkurtër që tregon se moderatorja nuk ka shtuar shumë kilogramë nga shtatzënia. Edhe pse fotoja është nga larg, dallohet paksa barku i fryrë i moderatores.

- SPONSOR -Smiley face