Siti Forbes ka bërë një listë me 10 modelet më të paguara në botë. Nga Gisele Bunchen, modelja braziliane, vendi i parë shkon për Kendall Jenner, me një fitim prej 22 milion dollarë në 2017.

Por këto shifra nxjerrin në pah një tjetër gjë sipas “La repubblica”. Rëndësinë e madhe të rrjeteve sociale e veçanërisht të Instagramit.

- SPONSOR -Smiley face

Shumë nga modelet e listës, jo më kot të quajtura Insta-Girls, arritën të kishin këtë sukses më shumë falë aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, se sa për bukurinë e tyre, shkruan report tv. Një tjetër element i rëndësishme që del në pah në këtë klasifikim është edhe e quajtura “supremacia e të bardhës”. Në listë nuk ka as edhe një vajzë me ngjyrë. Në fakt janë dy vajza me origjinë nga Tajvani.

Insta Girls, pse Instagrami vlen më shumë se sa bukuria?

Fenomeni i Insta-Girls u bë një argument masiv pas vitit 2012. Të krijuara për të përshkruar vajza si Kendall Jenner, motrat Gigi e Bella Hadid apo Emily Ratajkoëski, ‘talente’ të cilat që nga 2012 e më pas filluan të rriteshin në karrierë, deri sa u bënë yje të pasarelave dhe të fushatave publicitare.

Me sa duket agjencitë e modelingut sot marrin më shumë në konsideratë numrin e ndjekësve në Instagram se sa bukurinë.

Supermacia e të bardhës, pse në listë nuk ka një vajzë me ngjyrë?

Elementi më i më e habitshëm në renditjen e Forbes është mungesa e grave me ngjyra në dhjetë modelet më të paguar të botës. Fakti i cili është një qasjes në sistemin e modës bashkëkohore.

Liu Wen: Pse modelt kineze janë pjesë e listës

Vendin e tetë në renditje e mbanë Wen, një nga modelet më të famshme në Kinë. Prania e saj në dhjetëshe nuk është rastësi, dhe sigurisht nuk i atribuohet bukurisë së saj. Për tregun e modës dhe luksit, në fakt, pesha e tregut kinez sot është e rëndësishme, por nesër do të jetë thelbësore.

Nga viti 2020 e më pas 60% deri në 70% i të mirave të luksit do të përfitohet nga konsumatorët kinezë, dh kjo konfirmon praninë e modeleve kineze në listë.

- SPONSOR -Smiley face