Nata e parë e festivalit të muzikës së lehtë, Kënga Magjike kishte rezervuar surpriza, ashtu sikurse pritej. Një ndër to kishte si protagonistë dy aktorët e humorit, Besart Kallaku dhe Erion Isai, të cilët përballë jurisë, të veshur si vajza, performuan një këngë për të marrë statusin “Big Artist”. ‘Fatkeqsisht’ morën 4 të kuqe… Njëri prej anëtarëve të jurisë ‘refuzoi’ të votonte, me të drejtë… Rozana Radi çeli mbrëmjen si kampionia e edicionit të 18-të, me këngën fituese “Ma thuaj ti”. Radi kënaqi edhe njëherë publiku, duke shkaktuar të njëjtat emocione dhe duartrokitje si një vit më parë. Sipas renditjes, këngëtarët dhe të rinjtë performuan, ndërsa batutat e dy aktorëve shkaktuan të qeshura gjatë gjithë mbrëmjes.

- SPONSOR -Smiley face