Nata finale e edicionit të 19-të të festivalit të këngës së lehtë Kënga Magjike ishte vërtetë magjike! Një natë plotë surpriza dhe emocione të shumta. Dy bashkëprezantuesit, Bes Kallaku dhe Erjon Isai ishin ata që e kënaqën publikun si giithnjë me batutat e tyre edhe në këtë natë finale, duke treguar se përshtateshin mjaft mirë në rolin e moderatorëve. Surprizë ishte momenti kur Olti Curri, Juliana Pasha dhe Venera Lumani kënduan live një version të përpunuar të këngës “Qeshu rini” të kompozitorit Agim Krajka, teksa Ulis Krajka shoqëronte me piano dhe Sardi luante si DJ. Por surpriza më e bukur ishte dueti i Arditit Gjebreas me vajzën e tij, Anën, e vetmja që mundi ta rikthente atë në skenë me një këngë të re. Të shumtë ishin ata që i kërkonin Arditit të rikthehej në muzikë, por vetëm Ana e kishte këtë “fuqi”. Dhe si përfundim, ishte Kastro Zizo ai që i “ngriu gjakun” të gjithëve, pasi, kur mbaroi performancën dhe doli nga skena u kthye sërisht për të përshëndetur miqësisht Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj dhe doli përsëri nga skena.

- SPONSOR -Smiley face