Dua Lipa po shijon një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, me koncerte të shumta në mbarë botën. Por duket se angazhimet e shumta në punë kanë bërë që këngëtarja të jetë larg të dashurit të saj. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka treguar mallin për partnerin e saj. Dua ka publikuar një fotografi ku shihet duke u puthur dhe përqafuar me muzikantin, Paul Klein, bashkangjitur së cilës shkruan: “Më mungon”.

- SPONSOR -Smiley face