“Mesha e Shenjtë në altarin e Shën Pjetrit, Vatikan, për tim bir, sot në përvjetorin e tij…Zoti i bekoftë miqtë e mi, tashmë familja ime e madhe! Të Krijuesit jemi të gjithë!”, shkroi dje gazetarja Halili në faqen e saj në Facebook, për të nderuar kujtimin e të birit, Kejdi, i cili ndërroi jetë një vit më parë në një aksident me motorr, teksa udhëtonte me shokun e tij, këngëtarin Ergi Dini. Pas meshës, Halili ka publikuar edhe disa fotografi të tjera nga ceremonia përkujtimore për Kejdin. Të rinj të veshur me bluza ku është e stampuar imazhi i djalit të gazetares dhe mbrapa bluzës shënimi “Të duam Kejdi”. “Për ty bir…”, ka shkruar mbi fotot gazetarja.

- SPONSOR -Smiley face