Është bërë e ditur javën e kaluar se dyshja janë drejt finalizimit të këngës. Para disa ditësh Dj personal i këngëtarit francez bëri të ditur se kënga e Maitre Gims dhe Dhurata Dorës është drejt përfundimit. Tanimë bashkëpunimi i titulluar ‘Te quiero’ është publikuar dhe bashkëpuntor i dyshes është edhe Dj Assad. Kënga fillimisht është punuar në versionin ‘audio’ dhe pritet më vonë t’i punohet edhe klipi. Kënga është ritmike dhe me siguri që do kthehet në një hit të vërtetë, në këngë Dhurata këndon shqip kështu që shqipja do dëgjohet dhe në Francë.

- SPONSOR -Smiley face