“Fundjavë Ndryshe”  mbushi 2 vjeç! Kjo nismë e ndërmarë nga 23-vjeçari Arbër Hajdari, ka sjellë gëzim në shumë familje, por ka bërë të lumtur edhe ata të cilët kanë ndihmuar vullnetarisht apo ata që kontribuar për t’i dhën pak shpresë fëmijëve të vegjël, me pamundësi ekonomike.

- SPONSOR -Smiley face

Ceremonia për festën e dy vjetorit u mbajt më datë 28 tetor, me 830 të ftuar, midis tyre kontribues, të rinj vullnetarë të nismës, ambasadorë, personazhe publike, përfaqësues të kulteve fetare, e mbi të gjitha të shumtë ishin ata që e vlerësojnë bamirësinë. “Bamirësia nuk të varfëron” është slogan i fondacionit të bamirësisë “Fundjavë Ndryshe”. Festimet për përvjetorin e kësaj nisme tashmë janë traditë, kjo edhe për faktin për t’i dhënë më shumë zë kësaj nisme, që synon të zbukurojë ditët e atyre personave, që edhe në diell shohin terr. Nuk është në dorën e njeriut të lindë i varfër.

Të gjithë do të donin të kishin mundësi ekonomike, por tek të gjithë njerëzit që janë bërë pjesë e “Fundjavë Ndryshe” ka një pasuri shumë të madhe shpirtërore.

Në këtë event, një përshëndetje speciale u bë me piano, nga pedagogia Elvina Gurra. Midis përshëndetjeve, mbajtën fjalë koordinatorët e gjashtë qyteteve ku Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka zyrat, që janë Tirana (zyrat qendrore), Durrësi, Elbasani, Pogradeci, Vlora dhe Dibra.

4 fëmijë të vegjël nga familjet në nevojë mbajtën fjalën e tyre se si “Fundjavë Ndryshe” ndikoi në jetën e tyre me ndihma, dikujt i është ndërtuar shtëpia e dikujt më pak. Drejtori Ekzekutiv, Arbër Hajdari shpjegoi në lidhje me arritjet e nismës në këto 2 vjet dhe synimet në të ardhmen, ku afatshkurtër është krijimi i qendrës së parë për rehabilitimin e narkotikëve, dhe më afatgjatë krijimin e kampusit “Fundjavë Ndryshe” ku do ketë shkollë profesionale, azil, jetimore dhe spital.

 

- SPONSOR -Smiley face