Tenistja e njohur Serena Williams e cila është bërë nënë, ka lënë një shënim për mamanë e saj, nëpërmjet të cilit jep një mesazh të madh për të gjithë:

“Po shikoja vajzën time (oh Zot, unë kam një vajzë), ajo ka këmbët dhe duart si unë. Ekzaktësisht si unë: të forta, muskulare, të fuqishme, sensuale. Nuk e di si do të reagoja nëse asaj do i duhet të kalojë pikërisht atë që kam kaluar unë që në moshën 15 vjeçare deri në ditët e sotme. Unë jam quajtur “burrë” sepse dukesha jashtëzakonisht shumë e fortë. Më kanë akuzuar se kam përdorur drogë (Jo nuk kam dashur asnjëherë të bëj gjëra të gabuara). Është thënë që unë nuk duhet të jem pjesë në tenisin për femra, por për meshkuj sepse unë dukem më shumë si mashkull. Unë kam lindur me këtë trup të jashtëzakonshëm dhe jam krenare për këtë: faleminderit mami. Unë nuk e di se si disa gazetarë, njerëz ishin aq injorantë sa nuk e kuptonin fuqinë e një gruaje të zezë. Ne nuk dukemi njësoj. Të gjata të shkurtra, muskuloze: të gjitha jemi gra dhe duhet të jemi krenare për këtë. Shpresoj që t’i mësoj vajzës sime të njëjtën gjë. Më premto mami që do të më ndihmosh. Nuk jam e sigurt nëse do të jem aq e fortë sa ti. Shpresoj që të jem si ti një ditë. Të dua e dashur”, shkruan Serena.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face