Në dasmën e Justin dhe Hailey nuk munguan as miqtë VIP-a të ftuar dhe që shkëlqyen me veshjet e tyre. Dy motrat Kendall dhe Kylie Jenner ishin pjesë e dasmës por ajo që rrëmbeu gjithë vëmendjen ishte Kylie Jenner që kishte zgjedhur një fustan tepër të bukur dhe që na ngelën sytë atje. 22-vjeçarja kishte veshur një fustan në ngjyrë floriri i cili rrinte i ngrirë në trup dhe i tregonte më së miri format miliarderes. Po ashtu edhe çanta në formë fluture ishte një aksesor shumë i veçantë që plotësonte kombinimin e Kylie Jenner. Gjithashtu, Kylie-n e shoqëronte vogëlushja e saj Stormi, të cilën e kishte veshur me një fustan ngjyrë rozë me fruda.

- SPONSOR -Smiley face