Justin Bieber dhe Hailey Bieber u martuan dy javë më parë në një ceremoni tepër private, madje aq private sa Hailey u fut në kishë përmes një tende që mos tregonte fustanin e nusërisë. Por sigurisht që një ditë do zbulohej çfarë veshi modelja e njohur në ceremoninë martesore në kishë. Vetë çifti postoi disa foto nga dasma dhe fustani i Hailey na mahniti. Një vello shumë e gjatë ndërsa fustani i ngushtë pas trupit që tregonte linjat fantastike të modeles. Fustani ishte i dizenjuar nga stilisti amerikan Virgil Abloh, të cilin modelja e kishte zgjedhur për ditën e saj të veçantë shumë kohë përpara dasmës. Një detaj tepër i veçantë ishte dhe një shkrim në tylin e fustanit ku shkruhet “Derisa vdekja të na ndajë!”

- SPONSOR -Smiley face