Ka zgjatur rreth dy vjet martesa midis Blerim Xhemaili futbollistit nga Gostivari, dhe Erjona Xhemaili, modele dhe prezantuese. Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane.

Blerimi i cili aktualisht luan me kombëtaren e Zvicrës ka lëshuar një komunikim nëpërmjet avokates së tij dhe deklaron ndarjen nga gruaja Erjona Sulejmani.

- SPONSOR -Smiley face

Erjona  është një modele dhe një nga protagonistet e programit “Le Capitane”, program i cili flet për sa i përket jetës së artë që bëjn të fejuarat dhe bashkëshortet e futbollistave.

 

Ajo që ka nervozuar Blerimin në këtë periudhë duhet të kenë qenë deklaratat mjaft befasuese të gruas.

NDALIMI I PERDORIMIT TE MBIEMRIT – E pyetur rreth seksit me futbollistët para ndeshjes, ajo u shpreh: “Futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar. Pjesa më e madhe zgjedhin ta bëjnë vetë”. Dhe më tëj : “Futbollisti më seksi?” Christiano Ronaldo. Dhe akoma: “Një “Kapitene” që ju pëlqen shumë? Victoria Beckham: shikoni të ardhurat e saj”.

Me sa duket Xhemaili nuk dëshiron që ajo të shfrytëzojë mbiemrin e tij. Dhe këtë e vërteton deklarata e lëshuar nga ligjorja e tij: “Unë avokatja Daniela Missaglia komunikojë se klienti im ka filluar procedurat ligjore  e ndarjes nga gruaja, znj. Erjona Xhemaili si shkak i një krize të gjatë. Blerim Xhemaili çensuron përdorimin, nga ana e gruas, mbiemrin Xhemaili në punën e saj si modeled he moderator dhe gjithashtu thekson se në rast ajo përdor çështjet personale dhe private – të cilat duhet të mbetet kështu – ai rezervon të drejtën për të vepruar në mbrojtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të fëmijës të tyre”.

 

 

- SPONSOR -Smiley face