Yoga është e arritshme për të gjithë, pa marrë parasysh se si dukeni, sa vjeç jeni, si ju visheni, sa peshoni, çfarë bëni për të jetuar, ku jetoni ose çfarë feje ju praktikoni. Yoga nuk është në asnjë mënyrë ekskluzive.

Është e mundur që ju të keni një gjendje të caktuar ose një dëmtim të kohëve të fundit që e bën të vështirë ose të rrezikshme të bëni lloje të caktuara të yogës,  ose teknikave të frymëmarrjes, por ka të ngjarë të ketë alternativa të sigurta që mund t’ju ndihmojë një instruktor yoga me përvojë.

- SPONSOR -Smiley face

Nëse jeni 55 vjeç, jashtë formës ose jashtëzakonisht jo fleksibël, filloni me një klasë të butë derisa të ndjeheni të sigurt të lëvizni në diçka më sfiduese.

Pse duhet të bëni miracle yoga stretching?

Ka kaq shumë përfitime për të bërë yoga. Yoga mund t’ju ndihmojë:  në përmirësimin dhe ruajtjen e shëndetit të muskujve, nyjeve dhe organeve, mban mendjen tuaj të shëndetëshme, ndihmon në  një gjumë më të mirë të natës,parandalon diabetin, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet auto-imune, ngadalësojnë efektet negative të një pune në zyrë, si dhe ndihmon për të rritur ndjenjën e lumturisë dhe mirëqenies.


Është një praktikë që është edhe stërvitje fizike, duke ndihmuar në përmirësimin e tonizimit, qëndrueshmërisë, qëndrimit, forcës, balancës dhe fleksibilitetit, si dhe një disiplinë që ju ndihmon të de-stresoheni, të relaksoheni, të ndjeheni më të shëndetshëm dhe më energjik. Ndiqni instruktoren dr.Riselda Sejdinë ,ajo ka një përvojë tepër profesionale  për t’ju mësuar të praktikoni yoga ashtu siç duhet. Na ndiqni me video ekskluzive vetëm në mulliri.al.

 

- SPONSOR -Smiley face