Teatri Kombëtar merr pjesë për herë të parë në festivalin «Mettre en scène » në Renne të Francës me shfaqjen “Lukrecia Borxhia”. Ky ështe një festival që i kushtohet teatrit dhe dances, viti 2016 shënoi edicionin e 20-të të këtij festivali i cili e ka gjinezën ne Rennes dhe sot zhvillohet në të gjithë provincën e Bretagne-ës. Ky festival prestigjoz që ia kushton lulëzimin e saj Teatrit Kombëtar te Bretagne-ës dhe mirëpret trupa artistike nga e gjithë bota, është cilësuar si nje festival avant-garde . «Mettre en scene » eksopozon për pubikun krijmtarinë artistike bashkëkohore dhe mirëpret çdo vit më shumë se 30 000 spektatorë ne TNB(Teatri Kombetar i Bregne-es)gjithashtu në Berst, Lannion dhe Saint-Brieuc.

- SPONSOR -Smiley face

Trupa e Teatrit Kombëtar e përbërë nga aktorët: Luiza Xhuvani, Artan Imami, Xhino Musallari, Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gent Hazizi, Marsel Rupi, niset nga Tirana për në Rennë, ne date 7 Nëntor dhe pas 2 ditësh intensive provash është gati të japë shfaqjen në dt.10-11-12 Nëntor 2017. Interesi i publikut francez ishte shumë i lartë për këtë shfaqje dhe duratrokitje dhe ovacione të shumta shoqëruan trupën shqiptare pas përfundimit të çdo shfaqje. Gazeta prestigjoze “Libèration” i kushton kësaj shfaqje një analizë të plotë dhe të detajuar duke dërguar gazetarët e tyre në Tiranë për të intervistuar pjesëtarët kryesorë që bënë të mundur realizimin e këtij projekti teatror. Ata shkruajnë:” Gjashtë shkronja u sollën në skenë nga aktorët : B,O,R,G,I,A. Janë të mëdha dhe të bardha. Në qendër qëndron Kollona pa fund e Bankusit dhe këto përbëjnë thelbin e dekorit. Eric Vigner ka realizuar një skenografi fine dhe të stilizuar të veprës së Viktor Hygo-it.(…) Çdo gjë luhet në tragjiken e brëndshme të personazheve , në veçanti të Lukrecias, nënë inçestuale, e cila do të donte të fshinte me dashurinë e saj krimet e klaneve tiranike dhe dekadente.””

Një pjesë të mirë të këtij artikulli e zë figura e aktores kryesore të shfaqjes, Luiza Xhuvani për të cilën shprehen:” Në interpretimin e Luiza Xhuvanit, 53 vjeç, është dhimbja e brendshme dhe brishtësia që të tërheq dhe jo histeria”.Drama e saj personale është e lidhur me dramën e perosonazhit të Lukrecia Borxhias, duke e bërë figurën e saj akoma më të prekshme për publikun.

- SPONSOR -Smiley face