Po bastisnin një shtëpi, kur në një shportë për bukën shohin tre filmime që mendoheshin të humbura me protagonistë Beatles. Zbulimi i çuditshëm u bë në Gal, filmat e regjistruar në vitet 1965-1970 do shiten në ankand për 10 mijë stërlina secila.

Filmimi më i hershëm daton në vitin 1965. Aty shihen Lennon, Mçartney, Harrison dhe Starr gjatë një interviste. Katërshja e famshme zbaviten duke bërë shaka me gazetarin, duke kënduar një version alternative të “There’s no business like a show business”, këngë e përdorur si kolonë zanore e filmit me të njëjtin titull, ku protagoniste ishte e madhja Marilyn Monroe.

- SPONSOR -Smiley face

Në filmimin e dytë, i cili daton në vitin 1967, shohim kuartetin e Liverpulit teksa flasin për Maharishi Mahesh Yogi, guru Indian dhe krijues i teknikës së meditimit tejkalues. Ndërsa në filmimin më të vonë është një ergjistrim akustik i ‘God’, një ndër këngët më të famshme të Lennon, në periudhën kur ishte solist, përfshirë në albumin e John Lennon/Plastic Ono Band, dalë në vitin 1970.

- SPONSOR -Smiley face