Ka qenë një periudhë e vështirë dhe tepër e ngarkuar për studentët e Universitetit të Arteve sezoni i provimeve. Një sezon i ngarkuar fizikisht edhe emocionalisht nuk i ka ndalur kurrë studentët për të realizuar detyrat e tyre në mënyrën më profesionale.

- SPONSOR -Smiley face

Kështu ndodhi edhe sot me kursin e I-parë të koreografisë nën udhëheqjen e prof.asoc .Gjergj Prevazit. Kursi i I Bachelor në degën e koreografisë sot kishin provim dhe u përballën me dy proçese tepër të vështira përsa i përket programit të lëndës , “Kompozim Danci” drejtuar nga Pedagogu i tyre Gjergj Prevazi. Sot studentët paraqitën në provim punët e tyre krijuese ku i përkisnin dy proçeseve; “Folklor Shqiptar” dhe “Pantomima”.

Provimi i kursit të I-rë arriti të realizohet me sukses dhe dinjitet, shkruan mulliri.al. Në mes punës serioze dhe tepër profesionale nuk munguan emocionet dhe paraqitja kostumografike e cila ishte ideuar dhe përshtatur shumë bukur…

“Ky proçes ka qenë goxha proçes i vështirë dhe na është dashur të punojmë me seriozitet dhe me orë të tëra për të arritur një punë të kualifikuar… Serioziteti dhe përkushtimi janë dy element që nuk duhen anashkaluar në botën e krijimit, nëse këto dy element nuk bashkëveprojnë bashkë në proçesin mësimor atëherë nuk duhet ta gënjejmë veten që po dhurojmë art dhe po punojmë” shprehet prof.asoc Gjergj Prevazi, shkruan mulliri.al.

Ky provim u shoqërua edhe  anëtarët e komisioni ku të pranishëm ishin ; Prof.Ilir Martini , shefi i Departamentit në “Fakultetin e Artit Skenik”, Prof.asoc. Artan Ibërshimi, Dr.Riselda Sejdiu dhe Pedagogu i lëndës kryesore, Prof.asoc Gjergj Prevazi., shkruan mulliri.al.

 

- SPONSOR -Smiley face