- SPONSOR -Smiley face

Përzgjedhja jonë kësaj rradhe për rubrikën , “Angels Gate”, është Greta Shtylla. Ajo është një vajzë tepër e mençur dhe tepër bukuroshe. Greta rrëfen ekskluzivisht për mulliri.al ëndrrat dhe pasionet e saj për motrën e vogël që ka ardhur në jetë dhe për baletin të cilin ajo e ka tepër përzemër. Greta Shtylla ka ndarë me ne disa foto ekskluzive ku duket nhë balerinë e vërtetë. Jemi në prag festash , Krishtlindjet dhe Viti Ri po vjen bashkë me Greta Shtyllën prandaj ne ju ftojmë të ndiqni intervistën më poshtë!

Greta si lindi dëshira apo ëndrra juaj për baletin?

Endrra ime per baletin lindi kur isha 4 vjece.Shikoja balet në TV dhe ndieja emocion.

Mami me babin janë dakord me zgjedhjen tënde, që ti të bëhesh balerinë?

Mami dhe babi me mbështesin që unë të bëhem një balerinë.

Ndjek ndonjë kurs baleti apo e ke thjesht pasion dhe ushtron në kushtet e shtëpisë?

Nuk ndjek kurs për balet por thjesht kërcej në shtëpi vet dhe me shoqe.

Kush ta ka vënë këtë emër kaq të bukur dhe a ka ndonjë kuptim të veçantë emri juaj?

Emri im është bashkimi i emrave të prindërve te mi dhe ma ka vënë nëna nga ana e babit.

Ushqehesh me kujdes që të ruash linjat e një balerine apo preferon të hash çfarë të duash dhe të ushtrohesh shumë?

Mundohem te ushqehem me kujdes dhe ushtrohem shumë.

Cila është pjata juaj e preferuar?

Pjata ime e preferuar është spageti me fruta deti sepse i pëlqej shumë prodhimet e detit.

Po fruti juaj i preferuar?

Frutat e mia te preferuara janë qershia dhe mango.

Dëgjon muzikë shumë gjatë ditës?

Dëgjoj muzikë gjithmonë në kohën e lirë.

Çfarë teknike baleti pëlqen, modern apo klasik?

Me pëlqen shumë baleti modern atë mundohem ta praktikoj shpesh.

Sa fustane princeshash ndodhen në garderobën tënde?

Në garderobën time ndodhen tre fustane princeshash.

Greta ti ke edhe një motër të vogël , si e quajnë atë?

Motra ime quhet Praila.Unë jam shumë e lumtur që erdhi në jetë sepse gjithmon ia kerkoja mamit.

Meqë po afrojnë festat çfarë dhurate do të preferoje të sillte babagjyshi ty dhe motrës tënde?

Do të doja që babagjyshi të më sillte për dhuratë kompjuter dhe patina.

Ke përgatitur ndonjë kërcim të bukur për ta kërcyer për festat e fundvitit tek familjarët e tu?

Unë tani po përgatitem për festën e shkollës dhe patjetër si cdo vit do të kërcej dhe për familjen time.

Të pëlqen ta vazhdosh karrierën në Shqipëri apo ke plan një ditë të jetosh jashtë shtetit?

Me pëlqen shumë që të jetoj jashtë shtetit dhe aty te ndjek karrierën time.

Na dhuro një bekim tëndin për mulliri.al që të na eci edhe neve mbarë me rastin e festave…

Ju uroj suksese në punën tuaj të mrekullueshme,qoftë një vit i mbarë për ju dhe Zoti ju bekoftë!

Dr.Riselda Sejdija/mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face