Ariel TEJADA ose “Makeup by Ariel” i njohur ndryshe si grimieri  i  preferuar i familjes Kardashians & Jenners dhe shumë yjeve të tjerë në Hollywood do të vijë në Tiranë më 9 tetor.

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj do të sjellë në Shqipëri grimierin e famshëm, falë miqësisë së saj me të.

- SPONSOR -Smiley face

Ariel do të vijë  për të organizuar një seminar ku do të tregojë “hile” makeup-i si dhe do të ndajë eksperiencën se si u bë i suksesshëm në një moshë kaq të re. Gjithashtu ai do t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve që të pranishmit në event mund të bëjnë rreth punës së tij.

Ariel do të takojë profesionistët në fushën e estetikës, fansat e makeup-it, blogger-et…etj.

Të apasionuarit pas makeup do të mësojnë sekretin se si ja doli Ariel të ishte makeup- artist më i ri me ngritje shumë të shpejtë në karrierë në botën e veshtirë të HOLLYWOOD !

Në fund të masterclass pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të pajisen me certifikate dhe të bëjnë fotografi me Ariel.

Goca do të ketë kokteil dhe DHURATA makeup-i profesional! Mulliri.al ekskluzivisht do të sjellë foto dhe informacione nga eventi.

 

- SPONSOR -Smiley face