Në pamje të parë, simptomat e koronavirusit, të njohur ndryshe si “Covid-19”, janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes.

Simptomat më të zakonshme të koronavirusit përfshijnë:

- SPONSOR -Smiley face

– Ethe
– Temperaturë
– Kollë e thatë
– Gulçim
– Dhembje muskujsh
– Lodhje

Simptoma më pak tipike:

– Gëlbazë
– Dhembje koke
– Diarre

Simptoma jo tipike:

– Rrjedhje nga hundët
– Dhembje e fytit

Rrjedhja e hundëve dhe dhembja e fytit janë simptoma tipike të infeksionit të sipërm të aparatit të frymëmarrjes. Prandaj teshtimat janë shenjë tipike e gripit ose ftohjes së zakonshme.

Ndërkohë që koronavirusi prek përgjithësisht traktit e poshtëm të frymëmarrjes dhe shumica e të infektuarve shfaqin kollë të thatë, gulçim, pneumoni, por jo dhembje fyti.

Në një pjesë të mirë të të infektuarve me koronavirus, nuk shfaqen simptoma. Sipas “RKI”, agjenci qeveritare gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, shkruan “Telegrafi”, virusi ka një periudhë inkubacioni prej 14 ditësh.

Edhe mjekët mund të hasin vështirësi për të treguar ndryshimin mes infeksionit të gripit apo ftohjes së zakonshme.

Kur kemi të bëjmë me një ftohje të zakonshme, shfaqen probleme me gërvishtjen në fyt, më pas rrufë dhe në fund kollë.

Këto simptoma, si ethe dhe dhimbje koke, mund të ndikojnë që njerëzit të ndihen të lodhur me ditë të tëra.

Ndryshe nga ftohja, gripi shfaqen menjëherë: dhimbje e kokës, dhimbje e muskujve, kollë e thatë, ngjiret zëri, dhembje fyti dhe ethe dhe/ose temperaturë.

Ftohja e zakonshme kalon brenda disa ditësh dhe shumica e simptomave largohen pas rreth një jave; një grip e mban të sëmurin për të paktën një javë në një gjendje të rënduar shëndetësore dhe duhet pak kohë derisa ai/ajo të ndihet sërish i/e shëndetshme.

- SPONSOR -Smiley face