Një histori magjepsëse që vë në lojë, me shumë delikatesë, paragjykimet e
personazheve dhe të vetë lexuesit.

- SPONSOR -Smiley face

Çarls Smithson, një burrë i ri në prag martese, që gëzon një pozitë shoqërore
për t’u pasur zili, njihet krejt rastësisht me Sara Udrafin, teksa ajo vështron
detin, e vetmuar. Që në faqen e parë, është tejet e qartë, që rrugët e Çarlsit
dhe Sarës do të puqen, por autori e vonon takimin e tyre aq sa mjafton për ta
ngarkuar atë me një magji erotike. Gjithçka mund të ndodhë, por: a ka diçka
më erotike se paqartësia?
Natyrisht që Çarlsi bie në dashuri, por historia ndërlikohet. Sara është një grua
e shenjuar, e ndotur. Romanca e tyre do të sfidojë rregullat mbytëse të
shoqërisë së asokohshme, e jo vetëm ato…
Papritur, autori i drejtohet lexuesit me një problem, të cilin na e shpjegon me
shumë delikatesë në kapitullin 55, teksa ka marrë trenin për në Londër, bashkë
me Çarlsin. Z. Fowles nuk di ç’të bëjë me këtë histori. Ai nuk mund ta
manipulojë ngjarjen (“ta paracaktojë ndeshjen,” siç thotë ai), për t’i treguar
“lexuesit atë që mendon për botën që e rrethon”, pasi kjo histori ka ndodhur
para njëqind vjetësh dhe “ne e dimë çfarë ka ngjarë më pas”. E vetmja zgjidhje
pra, vendos ai, është të shkruajë dy përfundime. E kështu bën vërtet. I pari të
ngroh zemrën, është fundi që do prisnim të gjithë, me një erotizëm të ngrohtë
në vatrën familjare.
Pastaj vjen fundi i dytë, i cili shkatërron të gjitha hamendësimet tona mbi
ndjeshmërinë e shekullit XIX dhe na lë duke vrarë mendjen se në cilin shekull
ka pasur më shumë liri seksuale. Është sa tronditës, po aq edhe komik.

Ndër librat bestseller më të dashur në botë, “Gruaja e togerit frëng” është një
nga romanet më interesante të letërsisë angleze bashkëkohore, në të cilin
shkrihen mjeshtërisht ëndrrat joshëse dhe realiteti zhgënjyes. I renditur nga Time Magazine në listën e 100 veprave më të mira të gjuhës
angleze, ky roman është një nga shembujt më të njohur dhe të arrirë të
letërsisë postmoderne.

Ky libër vjen i përkthyer Parid Teferiçi, me autori John Fowles. romani kushton 1.200 lekë.

- SPONSOR -Smiley face