Firma prestigjoze Gucci nuk do të përdori më peliçe me lëkurë kafshësh duke filluar nga koleksioni pranverë-verë 2018.

- SPONSOR -Smiley face

Marco Bizzarri, President dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë ka deklaruar: “të qenit përgjegjës të shoqërisë është një nga vlerat thelbësore të Gucci-t, dhe do të vazhdojmë të përpiqemi të bëjmë më të mirën për ambientin dhe kafshët”.

Bizarri u shpresh se vendimi për t’i dhënë fund përdorimit të peliçeve ishtë pjesërisht edhe falë drejtorit kreativ të ri të kompanisë, Alessandro Michele, i cili ndan të njëjtin besim në rëndësinë e vlerave.

“Tani teknologjia është në dispozicion që do të thotë se nuk keni nevojë të përdorni pëliçen. Alternativat janë luksoze. Thjështë nuk është e nevojshme”, u shpreh Bizzarri.

Gjithashtu ai falenderoj Humane Society International dhe Fur-Free Alliance (shoqatën ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve) që kanë ndihmuar shtëpitë e modës të ndalojnë përdorimin e peliçeve origjinale për rrobat e tyre.

Një nismë kjo që ne të mulliri.al shpresojmë të merret si shembull edhe nga markat e tjera të njohura, duke bërë të lirë kafshët nga ky mjerim dhe trajtim mizor.

Më poshtë disa nga veshjet e koleksionit pranverë verë 2018 Gucci.

 

- SPONSOR -Smiley face