Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy kanë disa vite që janë bashkë dhe lidhja e tyre ka qënë shumë e komentuar. Por jo të gjithë e dinim se Carla qënka shumë xheloze për bashkëshortin e saj. Këtë gjë e ka treguar vetë bukuroshja 51 vjeçare në një intervistë për “Femmes puissantes” Carla tregoi se është shumë xheloze madje dhe e paralajmëroi bashkëshortin e saj.

“Nëse Nicolas Sarkozy do të bënte interesantin një femër të bukur i pres fytin”– tha Carla duke qeshur. Më pas ajo tha se është shumë feministe dhe se femrat e tjera nuk i quan si “rrezik”. Po ashtu ajo foli dhe për periudhën e njohjes me ish presidentin frances, ajo tha se janë njohur kur të dy ishin single dhe nuk kanë qënë shkaku i prishjes së lidhjes së mëparshme.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face