Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u fejuan një muaj më parë dhe janë një nga çiftet më të reja por çfarë mendojnë ata për martesë? Mesa duket asnjë prej të dyve nuk po mendon që të bëjnë një dasmë pasi janë tepër të angazhuar me karrierat e tyre. Në një intervistë të fundit të dhënë nga këngëtarja ajo tha : “Kam disa projekte të mëdha të biznesit që duhet t’i përfundoj deri në fund të vitit, kështu që me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe nëse duam ta shtyjmë martesën apo të presim.”
Epo mesa duket do na duhet të presim edhe pak për të parë Jennifer dhe Alex në altar.

- SPONSOR -