Kris Jenner dhe Kourtney Kardashian janë qendra e episodit të radhës të ‘Keeping up with the Kardashians’ dhe e gjithë vëmendja e mediave është tek diskutimi që ato bëjnë. Konkretisht bëhet fjalë për marrëdhënien e Kourtney Kardashian me Scott Discik, ish-partnerin e saj. Nëna e saj dyshon se ylli televiziv vazhdon të ketë ndjenja për babain e fëmijëve të saj dhe kjo gjë po i ndikon shumë. Në një nga sekuencat e videos, Kris shfaqet duke i dhënë zemër të bijës që të shprehë ndjenjat hapur nëse ato ekzistojnë akoma, por Kourtney nuk ka një përgjigje.

Kujtojmë se prej kohësh raporti i bukuroshes së ekranit me ish-partnerin dhe të dashurën aktuale të këtij të fundit ka qenë në qendër të diskutimeve. Ata janë parë të pushojnë së bashku, të festojnë dhe të kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face