Shumë vende të botës kanë filluar lehtësimin e masave pas pezullimit të shkaktuar prej Covid 19.

Greqia është një prej shteteve fqinje që po hapet, duke lehtësuar masat me fillimin e sezonit turistik.

- SPONSOR -Smiley face

Nga 16 maji, rreth 500 plazhe janë të hapura. Reuters shkruan se vendi u përpoq të ruante një linjë mes mbrojtjes së njerëzve nga COVID-19, por nga ana tjetër do të ringjallë turizmin që është shumë i rëndësishëm në ekonomi.

Pavarësisht humbjeve të mëdha në njerëz nga 4 maji, ajo filloi një lehtësim fazave të bllokimit që kishin filluar që nga mesi i marsit.

Nga kjo periudhë mbyllje ekspertët kanë deklaruar se presin një rënie prej 5% deri në 10% të prodhimit ekonomik këtë vit, përpara se të rikuperohen në 2021.

Nga ana tjetër edhe Japonia dhe Mali i Zi e shohin veten të lirë nga virusi; Qeveria japoneze ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Kjo sipas tyre është bërë pasi kanë arritur ta vënë nën kontroll Covid dhe tashmë rreziku është i ulët.

Nga ana tjetër edhe Mali i Zi ka bërë të njëjtën gjë, duke u bërë vendi i dytë në Europë që zyrtarisht raportoi se nuk ka raste aktive të COVID-19.

“Mali i Zi është #CoronaFree. Nuk ka më raste # COVID19 “, thuhet në postimin e qeverisë së Malit të Zi e cila po në një tjetër njoftim zyrtar tha se “nuk ka më njerëz të infektuar me koronavirusin e ri në Mal të Zi”.

Sakaq në Evropë, Çekia sot hap të gjitha kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë, mirëpo ende vlejnë disa rregulla për turistët e huaj si masë parandaluese e Covid.

 

- SPONSOR -Smiley face