Skandali i Harvey Weinstein,i zbuluar vetëm pak ditë më parë po pushton rrjetet sociale dhe tabloidët,pasi një numër i madh grash dhe vajzash dëshmuan se producenti amerikan i filmave i ka ngacmuar seksualisht. Ishte revista “The New Yorker” e para,e cila në mesditën e së martës publikoi investigimin e saj 10-mujor mbi sjelljen e producentit në fjalë. Revista kishte intervistuar rreth 13 gra,viktima të sulmeve të producentit ; 3 prej të cilave gjatë dëshmisë pranuan se edhe ishin përdhunuar.

- SPONSOR -Smiley face

Artikulli gjithashtu përfshinte audio-rregjistrime,të bëra gjatë operacionit policor të policisë së New Yorkut,në të cilin Weinstein pranon se ka ngacmuar modelen filipino-italiane Ambra Battilana Gutierrez. Pas artikullit të publikuar lajmi mori dhenë. Ishte dëshmia e aktoreve shumë të njohura Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow dhe deklarata e Meryl Streep,e cila e quante sjelljen e producentit si të pajustifikueshme ; të cilat bënë që ngjarja të merrte një rrjedhë tjetër dhe jehona e saj të përhapej kudo. Pas kësaj shumë artistë reaguan kundër sjelljes cënuese te Harveyt ku përmendim këtu Leonardo di Caprio, Kate Winslet , Jessica Chastain madje edhe ish presidenti Barack Obama.

Në ditët në vijim u raportua se edhe bashkëshortja e producentit ,Georgina Chapman stilistja e markës prestigjoze Marchesa ,u distancua nga sjellja dhe veprimet e tij dhe kërkoi divorcin. Chapman 41- vjeç u martua me manjatin 65-vjeçar në vitin 2007.

 

 

- SPONSOR -Smiley face