Lidhja e tyre nisi në 2018 kur ata filluan që të dilnin bashkë dhe tani dashuria e tyre është kurorëzuar. Modelja e njohur Heidi Klum dhe Tom Kaulitz janë martuar në një ceremoni private. Heidi i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partnerin 17 vjet më të vogël se vetja. Habia vazhdon pasi ata e kanë celebruar martesën e tyre që në shkurt dhe në fshehtësi të plotë. Martesa e tyre ka qënë shumë e thjeshtë ndërsa përfaqësuesit e çiftit kanë preferuar mos prononcohen për mediat. 46 vjeçarja dhe partneri i saj 29 vjeçar janë shfaqur shpesh herë bashkë publikisht ku hera e parë ishte ajo në eventin e “amFar Gala”.

“I dashuri im është shumë vite më i ri se unë. Shumë njerëz dyshojnë tek ne dhe janë kuriozë. Vetëm në të tilla raste ma përplasin moshën në fytyrë dhe vetëm në të tilla raste duhet të jap llogari në lidhje me diferencën. Në të kundërt, s’e vras shumë mendjen. Thjesht duhet të jetosh jetën tënde, pa vrarë shumë mendjen se çfarë thonë të tjerët. Në të kundërt, përfundon me më shumë rrudha.”, është shprehur modelja e njohur duke i dhënë një shuplakë gjithë atyre që komentojnë moshën e të dashurit të saj.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -