Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i doli në mbrojtje dukeshës së Sussex-it, për trajtimin e saj nga mediat britanike. Në një intervistë të botuar në gazetën amerikane “The Sunday Times”, ish-zonja e parë, 71 vjeçe dhe vajza e saj Chelsea Klinton u pyetën për vendimin e Meghan dhe burrit të saj, Princ Harry për të ndërmarrë veprime ligjore kundër mediave britanike.

“Dua të them se mënyra si ajo është trajtuar është e pashpjegueshme”, tha ish- sekretarja e shtetit. “Nëse shpjegimi është se ajo është biraciale, atëherë turp për të gjithë”, shtoi ajo, duke theksuar se personalisht besonte se raca e Dukeshës së Sussex-it është “sigurisht pjesë e saj”. “Ajo me krenari pati një karrierë dhe ka një zë që ajo fatmirësisht vazhdon ta përdorë”, vazhdon më tej Chelsea Klinton.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face