Agjentët më të fuqishëm për të luftuar pikat e zeza në fytyrë janë lëngu i limonit dhe e bardha e vezës. Një nga ndihmësit më të mëdhenj të heqjes së baktereve nga fytyra është lëngu i limonit. Ai shërben gjithashtu për të hequr poret e lëkurës, heq puçrrat dhe çdo papastërti tjetër të lëkurës. E bardha e vezës është gjithashtu një aleat i mirë për lëkurë të pastër.

Përbërësit: e bardha e një veze, 1 lugë lëng limoni.

- SPONSOR -Smiley face

Përgatitja dhe përdorimi:  rrihni mirë të bardhën e vezës derisa të bëhet në formë shkume dhe hidhini lëngun e limonit. Para se të aplikoni maskën lajeni fytyrën me ujë të ngohtë, në mënyrë që t’ju hapen poret. Aplikoni maskën në fytyrë, përveç rrathëve të syve. Mbajeni maskën për 20-25 minuta derisa ajo të jetë tharë plotësisht. Hiqeni maskën me dorë (pa shpërlarje) dhe me heqjen e saj do të hiqen edhe pikat e zeza.

- SPONSOR -Smiley face