Marko Caka prej kohësh tashmë e ka rinisur karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht se interpreton në role dytësore, apo episodike, ai është krenar që ka arritur të marrë pjesë në filma hollivudian. Dhe guximi i është shpërblyer gjithnjë. Ai jep lajmin se së shpejti do të jetë pjesë e një seriali me producent Brad Pitt-in.

- SPONSOR -Smiley face

“Kjo që shikoni në foto është Stephanie Danler, e cila pasi kishte punuar në një restorant njujorkez, gjithë historinë e shkruajti në një libër “Sweetbitter” duke u kthyer në bestseller dhe vlerësuar me çmime nga New York Times. Arsyeja përse po e publikoj është se produksioni i madh hollivudian STARZ i bleu të drejtat e saj që ky libër të kthehet në 10 seriale me producent Brad Pitt, dhe po ky produksion duke patur eksperiencën e duhur, më ka ofruar të jem një nga kandidatët e mundshem për tu përfshirë si kamarieri i restorantit në të gjitha episodet ku xhirimet do të fillojnë së shpejti. Ja pra një penë e një punëtoreje restoranti krijoi punësim për një Industri të tërë, duke u bërë skenaristja më e joshur në tregun hollivudian”, ka shkruar në Facebook, Caka.

- SPONSOR -Smiley face