AKREPI 

Në momentin më të bukur të vitit, ai kur normalisht festoni ditëlindjen tuaj, vazhdon faza shumë me fat e urdhëruar nga Jupiteri, i cili ka hyrë në shenjën tuaj. Është pikërisht ajo që quhet gëzim! Forca tërheqëse e optimizmit ju pushton, duke ju bërë më tërheqës dhe më të përfshirë me njerëzit që ju rrethojnë tani. Ju karakterizon një gjendje psiko-fizike e tillë që ju jep një formë rrezatuese edhe pse mund të jeni pak në moshë.

- SPONSOR -Smiley face

Dielli dhe Merkuri tranzitor në shenjën tuaj ju mbajnë moralin lartë dhe lehtësojnë çfardo lloj marrëdhënje me të tjerët. Jeta shoqërore është e favorizuar, mos humbisni rastin për të organizuar momente të bukura me shoqërinë.

Dashuria: duhet të shfaqni talentin tuaj të organizimit dhe të programimit personave të cilave ju rrijnë afër: ndjeni nevojën që të vazhdoni dhe të krijoni një lidhje solide dhe veproni me këto aftësitë e juaja deri sa të arrini atë që keni në mendje. Yjet favorizojnë suksesin e iniciativat e reja, dhe kush ka projekte që të zyrtarizojë raportin do të gjej mbështetjen e plotë të qiellit. Në veçanti muaji Nëntorit është gati apoteoza për ju, sepse ju ndodh çdo e mirë që mund t’i urohet një njeriu. Nëntori shndërrohet për ju në muajin e Zemrës, të ndjenjave. Pa limite, pa kushte. Në këtë kalim kaq special qielli astrologjik nuk i vendos asnje pengesë realizimit tuaj. Një lloj “bonusi” që ju lejon të mendoni, të ëndërroni dhe të realizoni qartësisht gjithçka që dëshironi.

Puna\Paraja: kreativë, dinamikë, të shkëlqyeshëm, është e pamundur që një përqindje e mirë nga ju të mos jetë i përfshirë në një punë të pavarur. Janë hapur mundësitë që të përmirësoni pozicioni tuaj, duke kaluar në një rol drejtuesi. Yjet vazhdojnë t’ju tregojnë rrugën e duhur të karrierës për të zgjeruar sukseset e juaja dhe të shijoni pastaj kënaqësi të mëdha. Tani që tre planete njëkohësisht ndodhen në shenjën tuaj, Dielli, Jupiteri dhe Venusi nga data 7 Nëntor, efektet janë të rëndësishme. Ndjeni një forcë dhe vendosmëri të pazakontë, një dëshirë për të bërë e për të realizuar gjëra që ju mbushin me nder dhe ju motivojnë që të ecni përpara akoma më mirë. Jeni në një gjendje të bekuar që ju mbështet në çdo zgjedhje. Fjala kyçe është përmirësimi, të bëni më shumë, të hidhni bazat e një jete me cilësi të lartë. Idetë i keni të qarta, të vendosur për të shkuar deri në fund. Jeni në timonin e jetës suaj dhe keni aftësinë ta drejtoni në mënyrën më të mirë.

Shendeti: me tre planetet në shenjën tuaj, forma juaj psiko-fizike do të jetë në maksimum. Ndjeheni të qetë dhe optimist ndaj jetës. Mundohuni vetëm të mos ekzagjeroni në tavolinë.

 

- SPONSOR -Smiley face