DASHI

Sot për të gjithë të lindurit në shenjën e Dashit kuadri i tranziteve planetare do të jetë mjaftueshëm i mirë. Të lindurit në dekadën e dytë do të vuajnë pak nga kundërshtimi i planetit Mars. Mos u hidhni në gara shumë të egra dhe mos mos merrni pjesë në asnjë lloj sfide, sepse nuk ndjeheni aq luftëtar dhe mund të zhgënjeheni. Lërini për ditët kur do të jeni më në formë.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: përgatiteni mendërisht dhe shpirtërisht t’i jepni hapësirë dashurisë, sidomos në rast se keni diçka që zihen në tenxhere prej disa kohësh. Me Hënën, zonjën e emocioneve, në një pozicion të bukur sot në shenjën e Luanit, qielli i ndjenjave do të qartësohet ashtu sikurse nuk ndodhte prej kohësh për shenjën tuaj.  Komunikimi afektiv me personin e zemrës do të jetë i mirë dhe i sinqertë. Gjithçka do të fokusohet mbi besnikërinë dhe dëshirën për të bërë gjërat sëbashku.Përfshihuni nga pasioni. Dhe parashikimi më i lumtur që mund të bëhet është ajo e një ndjenje të re, e cila do të ketë mundësinë të shfaqet dhe të zhvillohet akoma më shumë. Prezenca e njëkohshme e Saturnit, gjithmonë në një kend harmonik në shenjën e zgjarrit të Shigjetarit, mund të çertifikojë se bëhet fjalë për një dashuri të qendrueshme dhe jetëgjatë.

Puna/Paraja: keni në krahun tuaj rezultate të shkëlqyera të cilat ju bëjnë të ndiheni të vlerësuar, ose më saktë të konsideruar si element i domosdoshëm në rrethin tuaj profesional. Do të arrini të zgjidhni çdo çështje që do të dali përpara. Por mos e nënvlerësoni stresin. Duhet të mendoni për shendëtin tuaj psikofizik për të vazhduar me aktivitetin tuaj në qetësinë absolute.

Shendeti: energjia juaj do të ndjejë ndikimin jo harmonik të Marsit. Do të jeni pak të lodhur, por ju ecni përpara me forcën e vullnetin duke i imponuar trupit të ndjekë ritmet që keni vendosur të mbani. Por mos e tërhiqni shumë litarin, sepse rrezikoni të grumbulloni shumë lodhje dhe do të vij një pikë që trupi juaj do të thotë mjaft!

 

 

- SPONSOR -Smiley face