VIRGJERESHA

Hëna tranziton në shenjën tuaj sot dhe do të filloni javën të lehtësuar dhe me humor të mirë. Jupiteri gjithashtu ju ndihmon nga pozicioni tij duke ju mbushur me optimizëm.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Yjet në fushën e ndjenjave kombinohen më së miri duke ju dhënë shumë energji. Fillimi i vitit ka qenë paksa i vështirë, por tani nuk përmbaheni më. Ju kanë lënduar shumë në marrëdhëniet tuaja dhe nuk përjashtojmë mundësinë se dikush do të përpiqet të hapë sërish plagët tuaja. Ky nuk është momenti për aventura, sidomos për ata që i kanë kaluar të tridhjetat dhe që kërkojnë më shumë siguri. Beqarët i këshillojmë të hedhin sytë rreth e rrotull, sepse dashuria vjen andej nga nuk e pret. Çiftet që kanë dashur një fëmijë prej kohësh duket se tani i kanë punët në vijë.

Puna/Paraja: Ky është muaji për të hedhur gjithçka pas krahëve dhe për të harruar gjërat që ju kanë trishtuar. Jupiteri është në favorin tuaj, por kur bashkohet edhe me Mërkurin dhe Diellin, do të thotë se kjo do të jetë periudha më interesante e vitit për ju. Nga kjo energji pozitive do të karakterizohet edhe fillimi i vitit 2018, sidomos në aspektin profesional. Mundësitë për një bashkëpunim të ri janë të shumta. Të gjitha projektet tuaja janë në udhën e duhur, pavarësisht nga ziliqarët që ju rrethojnë. Muaji tetor do të jetë frytdhënës edhe për studentët, sidomos në datat 17-25.

Shendeti: Forma juaj fizike përmirësohet nga dita në ditë. Terapitë pas datës 17 do të jenë shumë efikase. Dy ditët e fundit të muajit do të jenë të jashtëzakonshme dhe do të zgjidhni probleme të rëndësishme.

- SPONSOR -Smiley face