DEMI 

Kjo fundjavë ju gjen energjik dhe në një formë brilante. Hëna vazhdon t’ju dërgoj injeksione të mira humori për gjatë gjithë ditës. Shumë e favorizuar është jeta familjare, sidomos në rast se rrisni fëmijë të vegjël, falë një Merkuri që ju buzëqesh nga shenja optimiste e Shigjetarit.

- SPONSOR -Smiley face

Venusi me Jupiterin janë dy planetet jo të favorshëm për shenjën tuaj. Për të kundërshtuar efektin e tyre e rendësishme është që të mos bllokoheni nga problemet e papritura që mund të dalin gjatë rrugës, pickime në të përditshmën apo ndonjë pengesë më e madhe, ndoshta prisnit ndonjë përgjigje dhe nuk vjen ose nuk ishte ajo që shpresonit, duke ju përthyer drejt pesimizmit. Është thelbësore që të mbani përqendrimin e lartë mbi ato që me të vërtetë janë të rendësishme. Merkuri ju mbështet, planeti i inteligjencës dhe dialogut, element të cilët mund t’ju ndihmojnë të mbani ekuilibrin.

Në astrologjinë e vjetër Demi është simbol i tokës, i pjellorisë dhe një simbol i lidhur me figurën femërore dhe fertilitetin. Jeni përsona konkretë dhe këmbëngulës, shumë posesiv dhe xheloz. të bindur për idetë e juaja i mbroni edhe në rastet kur provat tregojnë të kundërtën. Dëshira juaj për të mirat materiale ju bën shumë të përkushtuar ndaj familjes dhe të kërkimit të vazhdueshëm për stabilitet.

Dashuria: hidheni në pushtim të një dashurie të re. Urani është paladini që u nxit të mos keni frikë nga asgjë dhe të pranoni sfida të reja sentimentale. Planeti është në anën tuaj sidomos në rast se festoni ditëlindjen nga 15 deri më 19 Prill, duke ju lejuar të veproni në menyrë të shpejtë dhe me pak fat të prekni zemrën e atij/asaj që ju pëlqen. Nga ana tjetër kundërshtimi i Venusit, nxit nervozisëm në jetën në çift. Do të keni një sjellje prej mednjemadhi jo shumë të mirëkuptueshme dhe kjo do të krijojë pakënaqësi. Mbase keni edhe të drejtë por nuk ështe kjo menyra e duhur për ta treguar. Presioni që do të bëni mbi partnerin mund ta shtyjë atë të largohet apo të tërhiqet. E keni ju në dorë të shmangi që kjo të ndodhë.

Puna/Paraja: Nuk është periudha më e mirë për të shpenzuar para pa pasur parasysh më parë se sa janë hyrjet e sigurta dhe që nuk duhen të tejkalohen. Në punë mund të ndizen disa rivalitete me kolegët e rinj të sapo ardhur. Marsi, sunduesi juaj ideal, duke tranzituar në shenjën “armike” të Peshores, mund të provokojë disa përplasje, ndoshta edhe padashje. Tregoni gjithë diplomacinë tuaj, aftësinë për ndërmjetësim që e keni, pa harruar vullnetin për të lënë me një anë protagonizmat dhe tendencën për të zgjatur këto mosmarrëveshje. Mesazhi kryesor për ju është të bëni kujdes mos të prishni atë për të cilën po punoni prej disa kohësh.

Shendeti: të dashur miq të shenjës së Demit, keni nevojë të mbështetini mbi forcat e juaja, prandaj kujdes nga armiku kryesor: stresi. Shmangi grumbullimin e stresit në trupin tuaj në mënyrë që të keni energjitë e duhura për të përballuar projektet qe prej disa kohësh keni në mendje.

 

- SPONSOR -Smiley face