PESHORJA

Dinamizmi dhe energjia vazhdojnë të nxiten nga qendrimi i planetit Mars, në një shenjën të qetë dhe reflektuese si ajo e juaja. Bashkimi i planetit të kuq me Peshoren, ju ndihmon të mos nënshtroheni dhe hap një fazë të re të karakterizuar nga entuziasmi që do të vendosni në çdo sektor të jetës. Ndikimin më të madh do ta ndjejnë të lindurit nga 30 Shtatori deri me 7 Tetor.

- SPONSOR -Smiley face

Virtytet e shenjës së Peshores janë durimi, natyra shpirtëtore si dhe aftësia për t’u përballuar me sfida që duken të pakalueshme. Keni një qëllim në jetë: të vendosmi paqe dhe të krijoni ekuilibër dhe harmoni duke dhënë ndihmën tuaj pa kërkuar asgjë mbrapsht.  Nuk duroni dot kaosin dhe rrëmujën, adhuroni artin sidomos atë të bukrin dhe elegant. Jeni të rezervuar, por ju pëlqen të tërhiqni shikimet dhe t’ju adhurojnë.

Dashuria: sot është një ditë fantastike për të jetuar me intensitet emocional raportin në çift. Erosi do të jetë burim gëzimi që do ju ndihmojë të ndjeheni më afër partnerit. Ju jeni një shenjë Ajri, të lindur në vjeshtë dhe i dominuar nga Venusi. Mikëpritje, nevoja për të qendruar në çift, aftësia për të kuptuar dhe për të pranuar të tjerët, janë të gjitha prerogative që planeti ju dhuron, në shumicën e rasteve. Ylli tjetër sundues është Saturni i cili ndodhet në një pozicion shumë të favorshëm për Peshoren, duke tranzituar në shenjën mike të Shigjetarit dhe stimulon përmirësimin e lidhjes suaj në çift, mbase duke e institucionalizuar në një martesë. Me Marsin në favor do të përdorni pasionin dhe energjinë në ndërtimin e jetës.

Puna/Paraja: sot dialiektika juaj e mprehtë dhe e prerë në shprehjen e ideve do ju bëj shumë bindës. Në këtë mënyrë arrini të miratoni dhe të realizoni projektet që keni në zemër. Punoni për të ardhmen, mos e harroni këtë. Çdo ditë punohet për të tashmen dhe për atë që vjen më pas. Prandaj ndërtoni një ambient pune qe ju përshtatet dhe eliminoni personat apo situatat që ju vonojnë për shkak të paaftësisë. Njerëzit përreth duhet të jenë të besueshëm. Traktativat që do ju jepet mundësia të bëni do të jenë të mira. Të kujdesshëm dhe me shumë logjikë nuk jeni një shenjë që harxhoni. Për bukurinë shpesh dhe për luksin gjithsesi mos e vendosni dorën në portafol bujarisht.

Shendeti: trupi duhet ushqyer për të funksionuar sa më mirë dhe jo për ta ngopur në mënyrë të pa kontrolluar. Kujdes nga ëmbëlsirat, ushqimet e yndyrshme, alkoli etj. Ju nevojitet ushtrimi fizik i duhur dhe pushim. Me Marsin në shenjë bëni kujdes dhe shmangi çdo ekzagjerim.

 

- SPONSOR -Smiley face