GAFORRJA 

Të dashur miq të shenjës së Gaforres këtë fillim jave e filloni me një situatë planetare shumë fatsjellëse. Si fillim Dielli në shenjën mike të Akrepit mendon t’ju japi energji dhe entuziasëm, aftësi për të drejtuar dhe për t’u përshtatur. Neptuni në shenjën e Peshqëve ju ndihmon të shikoni me një sy të distancuar dhe filozofike disa aspekte të jetës.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: me pak fjalë jeni të bekuar nga një fat planetar këtë fillim jave, me Hënën dhe Venusin në aspekt pozitiv për shenjën tuaj. Krijohet një mirëkuptim me partnerin dhe është më e lehtë që të diskutoni sëbashku dhe të vendosni për projektet e juaja.  Bashkëjetesa do të jetë me të vërtetë e kendshme. Është një nga qiejt më të bukur ky që ju shfaqet sot dhe përgjatë gjithë muajit Nëntor.

Puna/Paraja: Hëna pozitive ju ndihmon edhe në punë, ju stimulon të angazhoheni, të veproni dhe te jeni gjithmone në të parët sot në fushën profesionale. Në rast se jeni të vetëpunësuar vendosni në fushë gjithë talentin tuaj sëbashku me atë dhuntinë e imagjinatës dhe gjenialitetit që karakterizon shpesh shenjën tuaj. Yjet shkëlqejnë në shenjën tuaj. I keni idetë e qarta dhe jeni të sigurtë për rezultatet që do të dalin nga marrëveshjet. Iniciativat e reja nuk ju trembin dhe jeni të gatshëm të hidheni përpara. Dhe ky është momenti që do të merrni propozimet që nuk i mendonit dhe që nuk shpresonit.

Shendeti: tani që puna rifillon më së miri do të keni tendencën të punoni shumë duke hequr dorë nga shlodhja. Një gabim shumë i madh. Lejojini vetes pushimin e duhur, ushqehuni mjaftueshëm dhe shmangi ushqimet që rendojnë punën e mëlcisë dhe të veshkave. Kultivoni një vision pozitiv të jetës.

- SPONSOR -Smiley face