AKREPI 

Një moment triunfues për tu shijuar me gjithë kënaqësinë personale dhe mendore që do të keni në dispozicion. Plutoni, planeti juaj domunies, zhvendoset në një kend shumë pozitv për ju, dhe lidhet në një aspekt të mrekullueshëm më Hënën. Të dy këto yje do ju japin një siguri të madhe emotive, duke ju bërë të arrini iluminime të vërteta për sa i përket projekteve të së ardhmes dhe zgjedhjeve që doni të bëni.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: sot do të formohet në shenjën tuaj një nga aspektet më të mbara që harku planetar e zodiakal mund të krijojë: një bashkim i Jupiterit dhe Venusit, për të qenë të saktë duke filluar nga ora 7:13 të këtij mëngjesi. E kotë të themi se do të shfaqen momente të papërsëristhsme në dashuri, si të jeni në çift si të jeni beqarë. Sfera dashurisë është tepër intrigante dhe ju falë Venusit do të jeni shumë joshës dhe sharmantë.

Puna/Paraja: Në këto ditë, gjithçka funksionon mrekullisht si një nga mekanizmat më perfekt.  Vendosni programe dhe organizoni planin e veprimit të cilat do ju ndihmojnë të shkoni gjithmonë e më lartë. Neptuni, planeti i cili jep mundësine për t’u spostuar, të shkoni larg edhe në kuptimin figurativ, vazhdon t’ju mbështesi. Kohë e përkryer për të ndryshuar ose për të gjetur një punë të re.

Shendeti: vazhdoni të jeni të mbushur me energji. Do të ndiheni shumë mirë, optimist, hov vital, mendime pozitive dhe një shendet të mirë. Si mendoni të rifreskoni pak look-un tuaj?

 

 

- SPONSOR -Smiley face