PESHQIT

Një ditë kjo e sotçmja ekstremisht pozitive ku do ju rrethojë një klimë shumë e gëzuar dhe sidomos e rinovuar me projekte, iniciativa, dëshira, në veçanti në fushën afektive të ekzistencës suaj.  Venusi dhe Dielli ju buzëqeshin duke ju lëshuar rreze optimizmi dhe qetësie. Shumë të mira relatat me ato që ju rrethojnë. Kujdes vetëm nga Merkuri i cili qendron jo harmonik dhe ju heq përqendrimin duke ju mjegulluar mendjen.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: planetet e juaja të cilat lidhen drejtepërdrejtë me pjesën femërore, emocionale, artistike dhe afektive më në fund janë vendosur në favorin e shenjës së Peshqëve. Me partnerin do të dini të jeni të mirëkuptueshëm dhe të dashur, si dhe sensual dhe joshës në krevat. Në rast se jeni në kërkim të shpirtit binjak ka ardhur momenti të hidheni në pushtim të atij/asaj që prej kohësh i keni vënë syrin, sepse me mbështetjen e planeteve mund të bëhet gjysma e juaj e ëmbël.  Venusi amplifikon bukurinë tuaj dhe ju krijon edhe rastet fatsjellëse në mënyrë që sharmi juaj të jetë unik dhe të godasë në zemrën e atyre që do të jenë të aftë ta vlerësojnë.

Puna/Paraja: punoni në sektorin privat, artistik apo krijues? Ngadalë ndjeni që atmosfera po ndryshon dhe ju ndihmon që të gjeni lehtësisht zgjidhje racionale për çdo projekt apo iniciativë që keni në mendje. Merkuri, ylli i vëmendjes konkrete dhe e saktësisë, është e vërtetë se ecën kundër rrymës, por vetëm për t’ju vënë në provë në mënyrë që në të ardhmen mos të gjindeni në situata të paqendrueshme. Bëni kujdes sepse mund të jeni të pavëmendshëm ose mund të flisni më shumë seç duhet dhe mund të bëni hapa të gabuara në punë. Këshilla ideale: përmbahuni!

Shendeti: energjitë në maksimum, humor i mirë, shendeti perfekt. Merkuri jo harmonik ndikon në përqëndrimin tuaj dhe si pasojë mund të pësoni incidente të vogla si prerje, apo tërheqje muskolare etj. dhe këto mund t’ju nervozojnë shumë. Është një moment që kërkon autokontroll nga ana juaj.

- SPONSOR -Smiley face